Abdixhiku: Jemi një ditë dhe votë larg pagave më të larta në gjithë historinë e Kosovës

Abdixhiku: Jemi një ditë dhe votë larg pagave më të larta në gjithë historinë e Kosovës

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku në tubimin masiv përmbyllës ka thënë se Kosova, është një ditë dhe votë larg pagave më të larta në gjithë historinë e Kosovës. Ai përsëriti zotimin për koeficient 150 që në javën e parë të qeverisjes.

“Jam zotuar për koeficient 150 mu në këtë ndërtesë. Një javë nga sot, nga këtu do të nënshkruaj vendimin për rritjen e pagave tuaj! Në këtë fat tonin, kemi përgjegjësi për gjithë ata në hall e në nevojë për shërim, që duhet të bredhin nëpër botë sepse nuk kanë kushte në Kosovë; për ta kemi Spitalin e Ri. Jemi një ditë larg, një votë larg, spitalit më modern në rajon’’, tha Abdixhiku.

Share This