Gimenez ndiqet nga top-klubet angleze

Gimenez ndiqet nga top-klubet angleze

Interesimi në Premierligë për sulmuesin e Feyenoord, Santiago Gimenez, është në rritje.

Sulmuesi i Kombëtares së Meksikës, sipas medieve angleze, po ndiqet nga drejtori i Arsenalit, Edu, i cili ka dërguar skautë për të ndjekur nga afër lojtarin.

Edu është në kërkim të një sulmuesi të ri të cilin synon ta blejë në muajin janar.

Megjithatë, Arsenali nuk është i vetmi klub që është në ndjekje të Gimenez, pasi që ai po ndiqet edhe nga rivalët e “Topçinjve”, Tottenham dhe Chelsea.

Gimenez javën e kaluar shënoi hat-trick për Feyenoord në derbin e madh kundër Ajax-it.

Share This