Pochettino: Mudryk është lojtar i talentuar, por…

Pochettino: Mudryk është lojtar i talentuar, por…

Trajneri i Chelsea-s, Mauricio Pochettino, thotë se është i durueshëm me sulmuesin Mykhaylo Mudryk, i cili londinezëve u kushtoi 100 milionë euro.

Strategu argjentinas thotë se ukrainasi ende është duke u përshtatur me jetën në Londër dhe me skuadrën e Chelsea-s.

Pochettino thekson se Mudryk është lojtar i talentuar, dhe sipas tekniku argjentinas, ukrainasi është në rrugën e duhur për t’u rritur si futbollist.

“Mischa është lojtar shumë i talentuar. Me të duhet të ecim ngadalë. Kultura e tij është shumë e ndryshme, por ai po përpiqet të jetë më i hapur, të përshtatet, të përfshihet më shumë në skuadër dhe jashtë fushës”, ka thënë Pochettino.

“Ai po bën përpjekje të mëdha për t’u përshtatur dhe për ta kuptuar më mirë çfarë do të thotë të luash në ekipe të tilla”, ka theksuar ai.

“Ai është i ri dhe do të përmirësohet, dhe ne jemi shumë të lumtur me mënyrën se si ai po përmirësohet”, ka përfunduar Pochettino.

Share This