Xhaka: Në Leverkusen nuk ka kaos, në Arsenal presion ishte ndryshe

Xhaka: Në Leverkusen nuk ka kaos, në Arsenal presion ishte ndryshe

Mesfushori shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, në një intervistë për “NZZ”, ka thënë se në Gjermani ka më pak presion në raport me Anglinë.

Reprezentuesi shqiptar i Zvicrës, gjatë verës që lamë prapa iu bashkua Leverkusenit nga Arsenali.

Xhaka, i cili është duke bërë një sezon të madh me skuadrën gjermane, thotë se koha e tij në “Emiratës” kishte përfunduar.

“Koha ime në Arsenal kishte marrë fund, kështu që vendosa të largohesha”, ka thënë Xhaka.

“Në Leverkusen mund të punosh në paqe. Këtu nuk ka kaos, klubet tjera janë më shumë të fokusuara. Në Arsenal presioni ishte ndryshe. Por, ne kemi ambicie të mëdha dhe e kemi një potencial enorm në ekip”, ka theksuar Xhaka.

Bayer Leverksuen aktualisht kryeson Bundesligën me 16 pikë të tubuara, një më shumë së Stuttgart dhe dy më shumë së Bayern Munich.

Share This