Alonso pasues i Ancelottit te Reali? Kjo është përgjigja e Rolfes

Alonso pasues i Ancelottit te Reali? Kjo është përgjigja e Rolfes

Xabi Alonso raportohet se është kandidati kryesor për të zëvendësuar Carlo Ancelottin në bankinën e Real Madridit në verën që vjen.

Ancelotti në fund të këtij sezoni, pritet të marrë drejtimin e Brazilit, derisa ish-ylli i “Los Blancos” është i preferuari i madrilenëve për të marrë ‘timonin’ e gjigantit spanjoll.

Alonso, i cili aktualisht po e drejton Bayer Leverkusenin, në konferencën e fundit për medie, hodhi poshtë zërat për të marr drejtimin e Realit.

Ndërkohë, edhe drejtori sportiv i Leverkusenit, Simon Rolfes, mohoi mundësinë që Alonso të jetë pasues i Ancelottit.

“Xavi disa javë më parë ka rinovuar kontratën dhe ne jemi shumë të qetë për të”, tha Rolfs duke blinduar spanjollin.

Share This