
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Jozef Marku është përjashtuar sot nga edicioni i katërt i Big Brother VIP Albania pas një incidenti të rëndë që ndodhi gjatë spektaklit të djeshëm.
Marku ofendoi Gjestin, një nga banorët e shtëpisë, duke e quajtur atë “kopil shkine”. Ky koment ka shkaktuar një valë reagimesh, jo vetëm brenda shtëpisë, por edhe jashtë saj.
Përkrahje të menjëhershme ka pasur nga shumë personazhe të njohura të shoqërisë shqiptare, të cilët shprehen të indinjuar për fjalorin dhe qëndrimin e Markut.
Një prej atyre që ka reaguar është kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, i cili bëri një postim mbështetës për Gjestin në Instagram. Në postimin e tij, Haradinaj e cilësoi Gjestin si “Bir shqiptari”, duke theksuar se sulmi ndaj tij ishte i papranueshëm dhe duhet të dënohet.
Ky incident ka ngritur edhe më shumë diskutime rreth marrëdhënieve mes banorëve të Big Brother VIP Albania dhe sjelljeve të papranueshme që mund të ndodhin brenda programit.