Tifozët e Newcastle-s thumbojnë Artetën pas fitores ndaj Arsenalit

Tifozët e Newcastle-s thumbojnë Artetën pas fitores ndaj Arsenalit

Tifozët e Newcastle United u argëtuan duke ngacmuar trajnerin e Arsenalit, Mikel Arteta, gjatë fitores së tyre në gjysmëfinalen e Carabao Cup të mërkurën mbrëma.

Newcastle mundi Arsenalin, me rezultat 2-0 dhe me rezultatin e përgjithshëm prej 4-0, kaloi në finalen e kësaj garë angleze.

Pas humbjes, Arteta u ankua për topat ‘Puma’ të përdorur këtë sezon në League Cup.

“Thjesht është ndryshe. Shumë ndryshe nga topi i Premier League dhe duhet të përshtatesh me këtë, sepse fluturon ndryshe”, tha ai.

Pas golit të shënuar nga Anthony Gordon për ekipin vendas, tifozët e Newcastle ngacmuan Artetën me brohoritjet: “Duhet të jetë topi, duhet të jetë topi, Mikel Arteta, duhet të jetë topi.”

Pas fitores ekipi i medias së Newcastle postoi në rrjetet sociale një foto të topit të ndeshjes me mbishkrimin: “Fajtori.”

Share This