“Lautaro, një nga më të mirët në botë”

“Lautaro, një nga më të mirët në botë”

Mbrojtësi i Interit, Benjamin Pavard, ka thurur elozh për kapitenin e skuadrës së tij, Lautaro Martinez.

Sulmuesi argjentinas realizoi katër gola në fitoren e Interit kundër Salernitanës (4-0), sfidë kjo e luajtur në kuadër të Serie A.

Pavard thotë se Martinez është një nga sulmuesit më të mirë në botë.

“Ai është një nga sulmuesit më të mirë në botë. Ai po e dëshmon këtë çdo vit”, ka thënë Martinez.

“Ai është lider dhe kapiten i yni. Shpresoj që ai të zgjasë aventurën e tij në Inter. Jam shumë i lumtur që jam shok skuadre më një lojtar të tillë. Ai është shumë e rëndësishëm për ekipin tonë”, ka theksuar mbrojtësi francez.

Share This