E diel me kontraste
Ka qenë një ditë me kontraste e diela për dy pret futbollistët të Kombëtares kuqezi, teksa Klaus Gjasula ka qenë i pazëvendësueshëm në fitoren e parë të Darmstadtit, ndërsa Etrit Berisha ka dhënë gjithçka, por kjo nuk ka mjaftuar për të shmangur humbjen 0-3 të skuadrës së tij, Empolit, në fushën e Bolonjës.
Kështu Gjasula ka luajtur gjatë gjithë ndeshjes për Darmstadtin, që e mposhti të dielën në shtëpi Verder Bremenin me rezultatin 4-2. Ai luajti si qendërmbrojtës në takimin e vlefshëm për javën e 6-të të Bundesligës gjermane. Për Darmstadtin ishte fitorja e parë në elitën e futbollit gjerman, teksa në këto javë, skuadra e shqiptarit ka grumbulluar vetëm 4 pikë dhe është në vendin e 15-të të renditjes. Ndërkaq, Etrit Berisha ka pësuar tjetër humbje në elitën e futbollit të Italisë.
Portieri i Shqipërisë u mposhtën të dielën me Empolin në fushë të huaj përballë Bolonjës, në takimin e vlefshëm për javën e 7-të të Serisë A. Tek Empoli luajti nga minuta e 79-të edhe sulmuesi 20-vjeçar, Stivën Shpendi. Ardian Ismajli është kthyer nga lëndimi, por nuk u aktivizua në këtë ndeshje.
Rikardo Orsolini i shënoi të 3 golat për Bolonjën, e cila ka grumbulluar 10 pikë në 7 ndeshje, kurse Empoli ka vetëm 3 pikë.