
BBVA pas përjashtimit të Jozit: Shqipëria dhe Kosova janë një – çdo njeri duhet të ndihet i respektuar
“Shqipëria dhe Kosova janë një. Në këtë shtëpi çdo njeri duhet të ndihet i respektuar”, kështu shkruan DigitAlb pas vendimit të Vëllait të Madh për përjashtimin e Jozit pas komenteve ndaj Gjestit.
Kjo ka ardhur pas ofendimeve të rënda që ai mbrëmë ia bëri Gjestit, duke e quajtur “kopil shkine”.
“Veç një kopil shkine nuk kërkon falje në një dasmë, edhe këtë po të them, nëse ti deri nesër në darkë nuk kërkon falje ndaj kësaj, e tregon vetëm një kopil shkine, vetëm një që nuk ka gjak shqiptari nuk kërkon falje”, i ka thënë mbrëmë Jozi, Gjestit.