
‘Felix ka potencial të jetë në mesin e tre më të mirëve në botë’
Ish-sulmuesi i AC Milan, Antonio Cassano, ka mbështetur transferimin e Joao Felix.
Sulmuesi portugez tri ditë më parë iu bashkua Milanit nga Chelsea në formë huazimi deri në qershor.
“Lojtari që më emocionon më shumë, ai që do të na bëjë të lumtur, është Joao Felix. Më pëlqen shumë. Kur u largua nga Benfica, mendova se shifra ishte e ekzagjeruar, por kur e shoh duke luajtur, kur e shoh si lëviz, si di të bëjë kombinime një-dy…”, ka thënë Cassano.
“Është e vërtetë që nuk është gjithmonë konstant, por kur e shikon në stadium dhe bën ato lëvizje cilësore, e shijoj shumë”.
“Për mua ai ka potencialin të jetë në mesin e tre më të mirëve në botë në krahun e majtë, pas Vinicius dhe Rodrygo. Joao Felix më emocionon shumë. Mendoj se ai ende nuk ka gjetur trajnerin e duhur, që ta lërë të lirë të bëjë atë që dëshiron. Nëse e gjen trajnerin e duhur, ai është vërtet një lojtar i madh”, ka theksuar ish-sulmuesi italian.