Haradinaj: Diaspora e do një Kosovë që fiton, të integruar dhe të zhvilluar në rresht me botën perëndimore

Haradinaj: Diaspora e do një Kosovë që fiton, të integruar dhe të zhvilluar në rresht me botën perëndimore

Kandidati për deputet nga AAK, Daut Haradinaj gjatë këtyre dy ditëve ka pritur në takim grupet e para nga mërgimtarët që janë në përkrahje ndaj partisë së tij.

Haradinaj shprehet falënderues ndaj aktivistëve për angazhimet e tyre.

Ai thotë se diaspora e do një Kosovë që fiton, të integruar dhe të zhvilluar në rresht me botën perëndimore.

“Andaj me 9 shkurt me gjithë këtë përkrahje dhe mobilizim, suksesi është i pashmangshëm. Faleminderit nga zemra për kontributin tuaj në vazhdimësi. Krenar me ju!”, shkroi ai në Facebook.

Share This