Nga 5 maji, qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza në Izrael

Nga 5 maji, qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza në Izrael

Ambasadorja e Izraelit në Republikën e Kosovës, Tamar Ziv, përmes një postimi në platformën “X”, theksoi se ka kënaqësinë të njoftojë se marrëveshja për heqjen e vizave u ratifikua në përvjetorin e katërt të marrëdhënieve diplomatike Izrael-Kosovë.

“Në javën kur shënojmë 4 vjet marrëdhënie diplomatike midis dy shteteve, Izraeli dhe Kosova ratifikuan marrëveshjen për heqjen e vizave.

Që nga 5 maji 2025, qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë në Izrael si turistë pa pasur nevojë për vizë”, ka shkruar Tamar Ziv në rrjetet sociale.

Share This