
Gjendet i pajetë në portin e Alikantes futbollisti kroat
Futbollisti kroat, Jakov Jelkiç, është gjetur i pajetë në ujrat e portit të Alikantes.
Edhe pse rezultatet e autopsisë ende nuk janë publikuar ende, policia spanjolle dyshon se vdekja mund të ketë ndodhur për shkak të një aksidenti.
Sipas mediave spanjolle, trupi i Jelkiçit është gjetur në një thellësi prej dy metrash, pranë një kalate në port, në Alikante.
Futbollisti 24-vjeçar, pjesëtar i klubit zviceran Granges-Paçot, luajti një ndeshje futbolli me ekipin e tij në Spanjë disa ditë më parë dhe u pa për herë të fundit pas mesnatës të së premtes, pasi ishte me shokët e tij të skuadrës në një klub nate në Alikante.