
Memli Krasniqi në Mushtisht: Morëm fjalë, varg e çark, për t’i thurur kangë një Kosove ma të mirë
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shkruar për takimin që ka pasur mbrëmë në Mushtisht.
Ai ka thënë se Mushtishti i dha mbështetje PDK-së më 9 shkurt.
“Mbrëmë, në Mushtisht, morëm fjalë, varg e çark, për t’i thurur kangë një Kosove ma të mirë, të denjë për ëndrrat e fëmijëve tanë. Faleminderit për pritjen, ngrohtësinë dhe mbështetjen e sinqertë, Mushtisht! Thirrja juaj është misioni ynë: Kosovën do ta bëjmë #MaMirë!”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.