Raportohet për katër raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

Raportohet për katër raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka bërë njoftuar për katër raste të dhunës në familje të cilat janë raportuar në organet e rendit. Njëri rast është paraqitur si dhunë në mes dy meshkujve, derisa në tri rastet tjera dhuna është ushtruar ndaj grave. Sipas policisë, rastet e raportuara kanë ndodhur në Prishtinë, Lipjan dhe Prizren.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Prishtinë, pas një mosmarrëveshje mes dy të dyshuarve meshkuj, lëndime trupore kanë pësuar dy të dyshuarit.

“Si pasojë kanë pranuar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.

Poashtu në Prishtinë është raportuar se një i dyshuar ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj viktimës femër.

“Viktima ka shkuar tek familja e saj ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim të policisë, raporton rtk.

Policia ka bërë të fitur se në Lipjan është raportuar se i dyshuari mashkull ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër. Sipas policisë për rastin është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore.

Kurse në Prizren është arrestuar i dyshuari shtetas turk për shkak se i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare.

“Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thekson policia.

Share This