
Xheneta heq dorë përfundimisht nga Gjesti
Xheneta është një nga emrat më të përfolur në mediat rozë për arsye të lidhjes së saj me Gjestin.
Që nga dalja e ‘Big Brother VIP Kosova’, Xheneta ka qenë në qendër të vëmendjes, por daljet e saj publike janë bërë më të pakta. Ajo duket se po e merr veten nga kjo eksperiencë e ngarkuar emocionalisht, sipas raportimeve nga mediat.
Një detaj i rëndësishëm që ka tërhequr vëmendje është heqja e Gjestit nga lista e ndjekësve të Xhenetës në rrjetet sociale.
Kjo lë të kuptohet se ajo po mundohet të lërë pas këtë fazë të jetës së saj dhe të fokusohet në të ardhmen e saj.
Xheneta dhe Gjestin e ndanë një histori dashurie që ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe medieve rozë, por tani duket se ish banorja e Big Brother ka vendosur t’i japë fund këtyre spekulimeve duke vepruar në mënyrë të qartë e të drejtpërdrejtë.
Ndjekësit e saj janë tejet të interesuar për arsyet që qëndrojnë pas këtij vendimi.