Istogu fiton dhe kalon në raundin e tretë të Kupës Evropiane

Istogu fiton dhe kalon në raundin e tretë të Kupës Evropiane

Kampioni i Kosovës në hendboll në kategorinë e femrave, Istogu ka kaluar në rrethin tjetër të Kupës Evropiane. Kjo pasi ka mposhtur skuadrën portugeze 1 Maio/Ada.

Ndeshja e luajtur të dielën në palestrën “Karagaçi” në Pejë është mbyllur me rezultat 29:27.

Istogaset kanë shfaqur ndeshje dukshëm më të mirë. Ishin vazhdimisht në epërsi dhe në fund morën fitoren që ua siguron kualifikimin.

Në ndeshjen e parë skuadra portugeze kishte fituar me rezultat 31:30.

Për suksesin e arritur ka reaguar edhe Federata e Hendbollit e Kosovës.

“Kampioni ynë, Istogu, ka arritur sukses të madh të dielën mbrëma. Urime Istogu!”, ka shkruar faqja e FHK-së.

Share This