
Shqipëri, kështu do të jetë moti sot
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me mbizotërim të motit të vranët dhe reshje të herëpasherëshme shiu, kryesisht me intensitet të ulët në të gjithë territorin.
Në Alpe dhe relievet e larta malore në lindje të vendit priten reshje dëbore me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi mesatare 2-9m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet, kryesisht veri hera-herës do të arrijë shpejtësi 9-16m/s, shoqëruar me dallgëzimin në dete të forcës 3 ballë.
Po ashtu parashikohet mjegull e dendur lokale ose mjegullinë gjatë orëve të mëngjesit dhe mbrëmjes, gjithashtu edhe në momentin e reshjeve.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 6/16 | Re shi diell |
Kukës | 0/7 | Re shi |
Lezhë | 7/16 | Re shi |
Dibër | 3/11 | Re shi |
Durrës | 7/17 | Re shi |
Tiranë | 7/17 | Re shi diell |
Elbasan | 5/17 | Re shi diell |
Berat | 7/17 | Re shi diell |
Vlorë | 7/16 | Re shi |
Korçë | 2/11 | Re shi |
Gjirokastër | 6/16 | Re shi |
Sarandë | 8/17 | Re shi |