LAJMI I FUNDIT: Gjesti lë përkohësisht shtëpinë e Big Brother VIP Albania, kjo është arsyeja

LAJMI I FUNDIT: Gjesti lë përkohësisht shtëpinë e Big Brother VIP Albania, kjo është arsyeja

Sonte (e diel) në shtëpinë më të famshme në Shqipëri u organizua një dasmë me protagonistë, Jozin dhe Loredanën.

E gjatë këtij ahengu, Gjesti duket se u lëndua nga banorja e këtij formati, Gerta Gixhari.

Kjo e fundit u pa teksa i hidhte në alkool banorët, e si pasojë e kësaj mori lëndime.

Në një njoftim në faqen zyrtare të Big Brother u bë e ditur se Gjesti ka lënë përkohësisht shtëpinë.

Kjo për të marrë një ndihmë mjekësore më të specializuar, ndonëse nuk dihet më shumë rreth këtij incidenti.

“Gjesti lë përkohësisht ambjentet e shtëpisë si nevojë e një ndihme më të specializuar mjekësore”, thuhet në njoftim.

Pritet të shihet nëse do të merret ndonjë vendim në lidhje me këtë veprim të Gertës.

Share This