Peja vazhdon me fitore, mposht edhe Prizrenin

Peja vazhdon me fitore, mposht edhe Prizrenin

KB Peja ka mposhtur edhe Proton Cable Prizrenin me rezultat 85:115 në kuadër të Superligës së Kosovës në Basketboll.

Peja e nisi ndeshjen më mirë duke e fituar çerekun e parë  18:25.

Dominimi i mysafirëve vazhdoi edhe në periudhën e dytë 15:35.

Çereku i tretë ishte më i barabartë, por Peja përsëri u tregua më e mirë duke e mbyllur me shifrat 23:27.

Peja e vulosi fitoren me një paraqitje dominuese në periudhën e fundit për rezultatin përfundimtar 85:115.

Te Peja u dallua John Chandler me 27 pikë e katër asistime, derisa efikas u treguan edhe Terwell me 14 pikë e Shoshi me 21 sosh.

Te vendasit më i miri ishte Isaiah Kelly me 23 pikë e tre asistime.

Peja është në vendin e parë pas dy ndeshjeve me katër pikë, kurse Prizreni ka dy humbje nga po as ndeshje.

Share This