Prokuroria hap rast për vdekjen tragjike të tre fëmijëve në Jabllanicë

Prokuroria hap rast për vdekjen tragjike të tre fëmijëve në Jabllanicë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka hapur rast për “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm” pas vdekjes tragjike të tre fëmijëve të shtunën pas shembjes së një objekti në Jabllanicë të Gjakovës.

Përmes një komunikate për media,Prokuroria Themelore në Gjakovë, në lidhje me ngjarjen tragjike që ka ndodhur në fshatin Jabllanicë, Komuna e Gjakovës, informon se dje në mesnatë nga Policia e Kosovës, është njoftuar se është shembur një objekt i pabanuar, duke rezultuar me humbjen e jetës së tre (3) personave të mitur, të cilët fatkeqësisht ndodheshin brenda tij në momentin e shembjes.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë Kryeprokurori, prokurori kujdestar, të gjitha njësit përkatëse të Policisë së Kosovës, si dhe ekipi mjekësor që ka konfirmuar vdekjen e fëmijëve”, thuhet në njoftim.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, thuhet se trupat e pajetë janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), si dhe është inicuar rast “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

“Prokurori i Shtetit, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës, po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e këtij rasti”, njofton Prokuroria Themelore Gjakovë, raporton rtk.

Share This