Drita mposht Gjilanin, flasin Vavalis dhe Mezani
Drita triumfoi 2-0 ndaj Gjilanit në derbin e zhvilluar në kuadër të javës së tetë në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Pas ndeshjes, trajneri Akis Vavalis ka thënë se është tejet i lumtur që ia dolën ta fitonin derbin e Anamoravës.
“Është fitore e rëndësishme, është fitorja e tretë rresht”, ka deklaruar trajneri grek për ArtSport.
“Kemi lojtarë të shkëlqyer që kanë vuajtur shumë. Është ndeshja e tretë brenda shtatë ditësh, ndërsa Gjilani kishte një ditë më shumë në dispozicion”.
“Në pjesën e parë nuk kemi krijuar shumë raste, ndërsa në të dytën kemi shfrytëzuar më mirë hapësirat”.
“Është fitore e rëndësishme për lojtarët, për ekipin, për tifozët”, ka shtuar Vavalis.
Mezani thotë se Gjilani nuk e meritoi humbjen ndaj Dritës
Ndërkaq, trajneri Gentjan Mezani ka thënë se ata nuk e merituan disfatën, pasi zhvilluan një ndeshje të mirë.
“Ka qenë një ndeshje e luajtur mirë dhe djemtë sakrifikuan”, ka thënë fillimisht trajneri i Gjilanit, transmeton telegrafi.
“Drita me cilësitë që i ka i shfrytëzoi rastet që i kishte. Ky është futbolli. Jemi goditur në momentet tona të mira në të dy rastet”.
“Tifozët dhe lojtarët nuk e meritonin këtë. Duhet t’i lëmë prapa gabimet dhe të përmirësohemi. Ai beson se Gjilani do t’u kthehet rezultateve pozitive”.
“Mund të japim më shumë, na mungon pak eksperienca sepse djemtë janë të rinj. Mendoj se nga ndeshja në ndeshje dhe java në javë, do të përmirësohemi. Këta çuna mund të marrin diçka në vazhdim”, është shprehur më tej Mezani.