Kumbulla me shokë ndal Real Madridin

Kumbulla me shokë ndal Real Madridin

Real Madrid pëson disfatë 0-1 ndaj Espanyol në La Liga.

Se do të ishte një ndeshje e vështirë për “Los Blancos” u kuptua që në pjesën e parë, me 45 minutat e para që përfunduan pa gola.

Vendasit realizuan në minutën e 85-të me Romero, falë një zbritje shumë të shpejtë, e cila gjeti të papërgatitur kampionët e Evropës.

Te Espanyol, titullar ishte edhe Marash Kumbulla, që zhvilloi ndeshje pozitive. Reali kryeson takimin, me 49 pikë.

Në takimin tjetër të pasdites, Atletico Madrid kaloi 2-0 pengesën e Mallorcas.

Share This