Drita-Gjilani dhe Dukagjini-Feronikeli ’74, kështu mbyllen këto supersfida

Drita-Gjilani dhe Dukagjini-Feronikeli ’74, kështu mbyllen këto supersfida

Kanë përfunduar dy ndeshjet e javës shtatë në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan GazetaGOLI.com.

Drita ka triumfuar në derbin e Anamoravës, duke mundur rivalin e përbetuar, Gjilanin, me rezultat 2-0, të dielën në sfidën e zhvilluar në Lipjan.

Bardhëkaltërit u treguan ekip më i mirë se Gjilani duke arkëtuar tri pikë tejet të rëndësishme në garën për kreun e tabelës.

Ajzeraj (32’) dhe Tahiri (78’), shënuan nga një gol për fitoren e Dritës, e cila tani ka 15 pikë në vendin e tretë, katër me pak se lideri i tabelës, Ballkani, derisa Gjilanin renditet e gjashta me shtatë sosh.

Ndërkaq, sfida tjetër e ditës së sotëm mes Dukagjinit të Klinës dhe Feronikelit ’74, është mbyllur baras 1-1. Zulfiji (45’), realizoi për klinasit, por mysafirët nuk u dorëzuan dhe ia dolën që të shkëpusin një pikë të vlefshme nga ky udhëtim.

Dukagjini pozicionet në vendin e shtatë me tetë pikë, derisa Nikli ka një pikë më pak në vendin e tetë. /GazetaGOLI.com/

 

Share This