Maldini vishet zikaltër

Maldini vishet zikaltër

Daniel Maldini i thotë lamtumirë Monzës dhe transferohet tek Atalanta.

Klubi italian njoftoi pak minuta më parë shitjen e mesfushorit të ri sulmues, djalit të Paolos.

“Monza njofton se Daniel Maldini do të transferohet në Atalanta në mënyrë të përhershme.  Me mbërritjen në Brianza në janar 2024, sulmuesi shënoi 32 ndeshje dhe 7 gola me bardhekuqtë”, shkruhet në njoftim.

Negociatat mes dy klubeve u mbyllën në bazë të një transferimi të përhershëm, me zikaltërit që do të paguajnë në total 14 milionë euro për Maldinin. Nga këto 14 milionë, 7 do të shkojnë te Milani duke qenë se kuqezinjtë, në momentin e transferimit te Monza, kishin mbajtur 50% të rishitjes së ardhshme

Share This