Haradinaj: Projeksioni ynë për Kosovën Fituese 137 – e bën fituese edhe Klinën
Koalicioni AAK-Nisma kanë mbajtur një tubim zgjedhor në Klinë ku shpalosën pjesë të programit për këtë rajon.
Haradinaj në një postim në Facebook tha se “projeksioni ynë për Kosovën Fituese 137 – e bën fituese edhe Klinën”.
Postimi i plotë:
Projeksioni ynë për Kosovën Fituese 137 – e bënë fituese edhe Klinën!
Klina do ta ketë rrugën tranzitore, që do e lidh me Istogun dhe Skenderajn.
Klina do të lidhet me Autostradën e Dukagjinit.
Nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë – çmimi do të ulet për 20%.
Fond për bizneset e reja – të rinjtë do të përfitojnë grante pa kthim.
Nuk do të ketë pagë nën 1000, e as pension nën 500 euro.
Nuk do të ketë student pa bursë.
Do të trefishohen subvencionet për bujqësi.
Ligji për investime strategjike do t’i bëjë bizneset partnere me shtetin.
Do të garantohen të gjitha shpenzimet për foshnja deri në moshën njëvjecare.
Orar fleksibël për gratë me foshnja deri në moshën trevjeçare.
E çelësi i realizimit të krejt objektivave tona, është krejt Kosova në NATO.
Faleminderit Klinë për besimin!
137 Për Kosovën Fituese