LDK mbush sheshin në Viti, Abdixhiku: Kyçja në autostradë nga Gërlica do të jetë prioritet
Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, gjatë tubimit të madh në sheshin e Vitisë, dha zotimin e tij për kyçjen në autostradë të kësaj ane, më saktësisht në fshatin Gërlicë.
Madje sipas tij, ky do të jetë prioritet i qeverisjes së udhëhequr nga ai.
“Unë ju shpalosi programin politik, me 5 miliardë euro investime, me 5 miliardë euro buxhet e me 5% rritje ekonomike!Në këtë ambicie, zotohemi që garantojmë jetë të mirë në Kosovë.
Prandaj, në javën e parë, pra në javën e parë, të gjithë shërbyesve publikë në Kosovë – mësuesve, mjekëve, policëve, zjarrfikësve, ushtarëve, të gjithë punëtorëve të shtetit – do t’ua rrisim pagat, me koeficient 150’’, tha Abdixhiku.