Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se moti parashikohet kryesisht i vranët, me intervale të herëpashershme me diell.
“Temperaturat minimale do të variojnë nga -1°C deri në 2°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 7°C deri në 12°C. Era do të fryjë nga juglindja me intensitet të lehtë deri mesatar”, njofton IHMK.