Stinori pranveror në elitën e hendbollit nis me disa duele interesante

Stinori pranveror në elitën e hendbollit nis me disa duele interesante

Me dy ndeshje që zhvillohen të shtunën, fillon stinori pranveror në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Elita e hendbollit rikthehet me ndeshjet e javës së 15-të, sfida që pritet të sjellin ndeshje interesante e me rivalitet.

Nga ora 19:30 në palestrën “Minatori” në Mitrovicë takohen Trepça e Vushtrria.

Ndërkaq një orë më vonë në palestrën “Karagaçi” në Pejë luhet derbi i kësaj fundjavë mes Besa Famgasit e Rahovecit.

Të dielën nga ora 16:00 është takimi Llapi – Prishtina, ndërsa ndeshja Vjosa – Kastrioti është shtyrë.

Stinorin pranveror nga pozita e parë e nisë Rahoveci. “Vreshtarët” i kanë fituar të gjitha 14 ndeshjet e vjeshtës dhe mbajnë vendin e parë me 28 pikë. Nga 22 pikë në pozitat dy e tre i kanë Besa Famgas e Kastrioti.

Prishtina renditet e katërta me 16 pikë e Vushtrria e pesta me tetë pikë. Nga tetë pikë i kanë edhe Vjosa e Llapi në pozitat gjashtë e shtatë. Trepça është e fundit, ndërsa pikët e para i kërkon në xhiron e parë të pranverës.

Share This