Pulisic: Milani ka shanse të mira për të fituar titullin
Christian Pulisic mendon se Milani ka një shans të mirë për t’u shpalluar kampion këtë sezon në Itali.
Pas shtatë xhirove të para të këtij sezoni, skuadra e drejtuar nga Stefano Pioli ka grumbulluar 18 pikë dhe mban pozitën e dytë në tabelë, por me pikë të njëjta me liderin dhe rivalin lokal, Interin, Gazeta Express.
“Për ne ka të bëjë me marrjen e një ndeshje në një kohë. Mendoj se do ta marrim ndeshje pas ndeshje, do të vendosim tre pikë të tjera në thes, atëherë sigurisht që kemi një shans të mirë për të fituar”, tha Pulisic, kur foli rreth shanseve për të fituar “Scudetton”.
Reprezentuesi amerikan numëron tre gola me “Rossonerët” në Serie A.
Dhe, sa i përket kësaj, ai shtoi: “Nuk dua të them një numër, thjesht dua të shënoj sa më shumë që të mundem, në mënyrë që skuadra të fitojë sa më shumë ndeshje që mundemi. Shpresojmë që do të ketë shumë gola të tjerë”.