Hamasi konfirmon vrasjen e shefit të tij ushtarak

Hamasi konfirmon vrasjen e shefit të tij ushtarak

Hamasi, grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, ka konfirmuar vrasjen e Mohammed Deif, kreut të krahut të tij ushtarak.

Konfirmimi nga grupi radikal palestinez vjen gjashtë muaj pasi Izraeli kishte njoftuar se e kishte vrarë Deifin. Izraeli kishte thënë se Deif ishte vrarë gjatë sulmeve ajrore në jug të Gazës korrikun e vitit 2024.

Deif për një kohë të gjatë kishte qenë udhëheqës i krahut ushtarak të Hamasit dhe Izraeli ka thënë se ai ishte një ndër arkitektët e sulmit të 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit, që nxiti luftën 15-mujore në Gazë, raporton Rel.

Për vite të tëra, Izraeli e kishte pasur atë në listën e personave më të kërkuar, ndërkaq që nga viti 2015 ishte në listën amerikane të “terroristëve ndërkombëtarë” .

Share This