
Vdes një grua në Prishtinë pasi ra nga një ndërtesë
Një grua ka humbur jetën në Prishtinë mbrëmjen e sotme pasi ka rënë nga një ndërtesë në rrugën “Jakov Xoxa”.
Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë Rajonale për Prishtinë, Flora Ahmeti.
Ajo tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, teksa vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.
“Në rrugën ‘Jakov Xoxa’ në Prishtinë, një person ka rënë nga një ndërtesë. Viktimë në këtë rast është një person (femër), vdekjen e së cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje,” ka thënë Ahmeti.
Hetuesit policorë, në koordinim me prokurorinë përkatëse, po punojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat e rastit.