Ballkani bëhet me portier të ri

Ballkani bëhet me portier të ri

Ballkani ka afruar portierin Artan Iljazi, i cili i bashkohet skuadrës nga Suhareka pas eksperiencave te Shkupi dhe te Shkëndija në Maqedoninë e Veriut.

Njoftimi është bërë të mërkurën nga skuadra kampione në fuqi.

“Me kënaqësi ju njoftojmë me transferin e ri në skuadër. Portieri Artan Iljazi nga sot është pjesë e FC Ballkanit! Gardiani nga Kumanova ka qenë pjesë e skuadrave të njohura shqiptare në Maqedoni të Veriut, si FC Shkupi e KF Shkëndija. Klubi i uron mirëseardhje Artanit, duke i dëshiruar suksese në arritjen e objektivave tona të përbashkëta”, ka shkruar Ballkani.

Në tabelën e Superligës së Kosovës, ku kryeson Drita, Ballkani ndodhet në vendin e dytë. Sezoni pranveror i kampionatit do të rinisë muajin e ardhshëm.

Share This