Broja rikthehet te Chelsea?

Broja rikthehet te Chelsea?

Sulmuesi shqiptar i Evertonit, Armando Broja raportohet se mund të rikthehet te Chelsea.

Reprezentuesi i Shqipërisë është jashtë fushës së blertë për shkak të një lëndimi të pësuar pak ditë më parë, megjithatë, e ardhmja e tij tek Evertoni është në dyshim.

Sipas medieve britanike, Evertoni dhe Chelsea janë duke negociuar rikthimin e Brojës në ‘Stamford Bridge’.

Pak ditë më parë u raportua se ‘Blutë’ e Londrës  i kanë ofruar Evertonit mundësinë që të kthejë Brojën, por në këmbim duhet të zgjidhte mes Kiernan Dewsbury-Hall ose Carney Chukwuemeka.

Ndërkaq, të mërkurën mësohet se Everton është gati të pranojë kushtin e Chelsea-s pasi lëndimi i Brojës do ta detyrojë lojtarin që të rikthehet në fushat e lojës pas më shumë se tre muajsh.

Share This