Trepça “shkel” Sigal Prishtinën në kryederbin e kësaj fundjavë
Trepça ka regjistruar fitoren e dytë rresht në Superligën e Kosovës në basketboll.
Pasi mposhti Istogun, skuadra e drejtuar nga Adis Beciragic triumfoi sonte edhe në derbin ndaj Sigal Prishtinës.
Ndeshja e zhvilluar në palestrën sportive “Minatori” përfundoi me rezultatin 78:66.
Më të dalluarit në fitoren e mitrovicasve ishin Drilon Hajrizi me 22 pikë dhe Cevin Bracy-Davis me 19 sosh.
Te kryeqytetasit u dallua Derrick Ëilson me 25 pikë.
Vlen të theksohet se në fundin e çerekut të tretë ndeshja u ndërpre për disa minuta, shkaku i një përplasjeje në distancë mes tifozëve vendasë dhe basketbollistit të prishtinasve, Nick Ëard.
Gjyqtarët pastaj urdhëruan që të zbrazet një pjesë e palestrës, për të rifilluar ndeshja.
Në javën e ardhshme, Trepça e luan në udhëtim derbin ndaj Pejës, kurse Prishtina e pret Golden Eagle Yllin.