Abdixhiku: Koeficienti 150, që në javën e parë të qeverisë së re
Para qytetarëve dhe përkrahësve të tij, në Fushë Kosovë, Lumir Abdixhiku, tha se LDK ofron vizion të qartë për mirëqenien e qytetarëve. Me këtë rast, ai premtoi zhvillim në arsim e shëndetësi në këtë komunë.
“Shujta të ngrohta, fëmijë të shëndoshë, mësim gjithë-ditor, spitalin e ri, kushte moderne e me digjitalizim..”, tha Lumir Abdixhiku, kandidat për kryeministër i LDK-së.
Abdixhiku, në Fushë Kosovë, premtoi edhe rritje të pagave dhe mundësi shkollimi për të rinjtë.
“Koeficienti 150, që në javën e parë të qeverisë së re, për shërbyesit civilë, është zotimi ynë i parë, është vendimi ynë i parë! Një javë, 150”, tha Abdixhiku, raporton rtk.
Kandidati për kryeministër i LDK-së, premtoi program kombëtar për trajnim në fushën e teknologjisë, punë e paga.
Në këtë tubim u prezantuan edhe dy kandidatët e LDK-së për deputet nga Fushë Kosova.