Pogba së shpejti do të bëhet më klub të ri
Mesfushori francez Paul Pogba, i cili aktualisht është lojtar i lirë, ka lënë të kuptohet se së shpejti mund të bëhet me klub të ri.
Pogba është lojtar i lirë pasi pak muaj më parë ndërpreu kontratën me Juventusin. Francezi pritet të rikthehet në fushë në muajin mars, kur të përfundojë pezullimi i tij për shkak të dopingut.
Mesfushori francez vazhdon të jetë enigmatik në rrjetet sociale duke nxitur thashetheme për të ardhmen e tij.
Pak kohë më parë, ai shpërndau një imazh në Instagram me një mesazh të vështirë për t’u deshifruar: “Le të shohim çfarë do të ndodhë…”
Ish-lojtari i Manchester United është duke u stërvitur në Miami për të rikthyer formën fizike që nga pezullimit i tij.