Inter i “falet” Lautaro Martinez ndaj Salerniatës, “zikaltërit” rimarrin kreun e Serie A
Lautaro Martinez bën “poker” në transfertën e Salernitanës dhe i jep tri pikët dhe kreun e Serie A skuadrës së Inter.
Ndeshja e vlefshme për raundin e shtatë të Serie A u dominua nga “zikaltërit” megjithatë pjesa e parë u mbyll me porta të paprekura.
Në minutat e para të pjesë së dytë u aktivizuan mesfushori i kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, Mkhitaryan dhe Lautaro Matinez, me treshen që i dhanë drejtim këtij takimi.
Në minutën e 62’ Lautaro Martinez zhbllokoi sfidën, në minutën e 77’ argjentinasi shënoi golin e dytë për Inter.
Më pas në minutën e 85’ Lautaro mori përsipër ekzekutimin e penalltisë për Interin dhe e bëri më së miri.
Teksa sfida u vulos në minutën e 89’ me argjentinasin që bëri “poker” dhe i dha një fitore të rëndësishme skuadrës së tij.
Në fund ndeshja u mbyll me rezultatin 0-4, me Salernitanën që renditet në vend të 19-të me tre pikë, ndërsa Inter rikthehet në krye të renditjes me 18 pikë.