Ndeshje “e çmendur” me 9 gola, Florent Hadërgjonaj i jep tri pikët skuadrës turke
Duel i çmendur me plot 9 gola të shënuar mes Alaniasporit dhe Basaksehirit, që përfundoi me shifrat 5 me 4.
Protagonist në këtë përballje u bë edhe futbollisti shqiptar i Kosovës, Florent Hadërgjonaj, i cili shënoi golin e pestë për Alaniasporin, i cili ishte dhe goli i fitores.
Hadërgjonaj shënoi në minutën e 90-të të sfidës nga pika e bardhë e penalltisë, duke i dhuruar 3 pikë të arta skuadrës së tij.
Ky ishte goli i dytë i mbrojtësit shqiptar të Kosovës në Superligën turke me fanellën e Alaniasporit këtë edicion.
Ai gjithashtu ka dhuruar edhe dy asiste në 20 ndeshje.