
Hamza, grave të Prizrenit: Kërkoni me këmbëngulje atë që iu takon
Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza sot u takua me gratë e Prizrenit.
Hamza thotë se gratë mbajnë mbi supe barrën e shumë përgjegjësive dhe demokracia e Kosovës ka legjitimitet më të madh kur ato marrin pjesë masivisht në zgjedhje.
Po ashtu, ai u bëri një ftesë të qartë këtyre grave.
“Gratë mbajnë mbi supe barrën e shumë përgjegjësive dhe demokracia jonë ka legjitimitet më të madh kur ato marrin pjesë masivisht në zgjedhje”.
“Ftesa ime është e qartë: kërkoni me këmbëngulje atë që iu takon, që nga kutitë e votimit deri te mundësitë që ofron një qeverisje e mirë”, ka shkruar Hamza.
“Edhe mesazhi im është i qartë: Kosova është mirë kur Ma Mirë janë krejt vajzat dhe gratë e Kosovës. PDK131”.