“Shpërthen” Rey Manaj, “dopietë” dhe dy assiste, dhuron show në Turqi

“Shpërthen” Rey Manaj, “dopietë” dhe dy assiste, dhuron show në Turqi

Më në fund, Rey Manaj “zgjohet”, me “bomberin” kuqezi që rikthehet të shkëlqej në Turqi.

Sulmuesi kuqezi ishte i papërmbajtshëm përballë Kayserisport duke realizuar një “dopietë” golash dhe duke dhuruar dy assiste në suksesin 5-2. 5 minuta lojë i mjaftuan Manajt për të zhbllokuar sfidën përballë Kayserispor.

Sulmuesi kuqezi u shkëput shpejt dhe me një goditje të saktë brenda në zonë gjeti cepin e portës duke dërguar topin në rrjetë.

Manaj nuk u mjaftua me kaq, por në fundin e pjesës së parë dhuroi një assist të pastër duke sjell dhe golin e tretë për Sivasspor, praktikisht duke mbyllur llogaritë me Kayserispor që në fraksionin e parë. Manaj ishte protagonist absolut i këtij takimi pasi “gatoi” edhe golin e tretë të Sivasspor duke shkuar në kuotën e tre assiteve këtë sezon. Në shtesë, Manaj kompletoi sfidën e tij perfekte duke realizuar golin e dytë personal dhe të pestin për Sivasspor. Ky ishte goli i tij i 6-të këtë sezon.

Tifozët e Sivasspor shpresojnë që me rikthimin e Manajt në formë të ngjiten në tabelën e klasifikimit, aktualisht ndodhen në vendin e 11-të.

Share This