Raphinha e merr në “qafë” Barcelonën, do t’i mungojë gati një muaj
Barcelona iu fal autogolit të Sergio Ramos për të thyer 1-0 Sevillan dhe për t’u rikthyer te fitorja në kampionat pas barazimit me Mallorcan e Vedat Muriqit.
Kampionët në fuqi të Spanjës, janë ngjitur përkohësisht në krye të La Ligas me 20 pikë, një më shumë se Girona dhe dy mbi Realin e Madridit.
Me këta dy skuadra që do të përballen mes tyre sot (18:30), me takimin që do të transmetohet në SuperSport 1.
E vetmja notë negative e sfidës me Sevillën për katalanasit ishte dëmtimi i Raphinhas. Sulmuesi brazilian pësoi një dëmtim muskulor në kofshën e majtë.
26-vjeçari u zëvendësua në fundin e pjesës së parë, duke i lënë vendin 20-vjeçarit Fermin Lopez.Testet mjekësore kanë konfirmuar problemet e Raphinhas në kofshën e majtë.
Dhe braziliani do të qëndrojë për 3-4 javë larg fushave të blerta.