FFK vazhdon punën, finalizon stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë

FFK vazhdon punën, finalizon stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka njoftuar se stadiumi “Liman Gegaj” në Malishevë tashmë është në gjendje të shkëlqyeshme.

Përmes një video 1 minutëshe e disa sekondëshe, FFK zbuloi si duket fusha tani.

Sipa tyre, fusha është finalizuar në standardet më të larta derisa do të vazhdojnë me projekte tjera.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

“Finalizohet një tjetër fushë me standardet më të larta.

Stadiumi “Liman Gegaj” në Malishevë tashmë në gjendje të shkëlqyeshme.

Vazhdojmë nga projekti në projekt duke e përmirësuar infrastrukturën e futbollit në çdo cep të vendit”, shkroi FFK.

Share This