Trump: Anëtarët e NATO-s të shpenzojnë 5% të PBB-së për mbrojtjen
Presidenti amerikan Donald Trump mbrojti thirrjen e tij për vendet e NATO-s që të shpenzojnë 5% të prodhimit të brendshëm bruto (PBB) për mbrojtje, nga objektivi aktual prej 2%.
Trump tha se ”Shtetet e Bashkuara po mbronin aleatët e NATO-s, por asnjë nuk po mbron interesat e SHBA”.
“Nuk jam i sigurt nëse duhet të shpenzojmë akoma, por sigurisht duhet t’i ndihmojmë ata,” u tha Trump gazetarëve në Uashington.
NATO vlerëson se Shtetet e Bashkuara shpenzuan rreth 3.38% të PBB-së së saj për mbrojtje në vitin 2024, shumë më poshtë rritjes prej 5%.
Gjatë mandatit të tij të parë nga viti 2017 deri në vitin 2021, Trump kishte kërcënuar se do të tërhiqte Shtetet e Bashkuara nga aleanca ushtarake nëse anëtarët e tjerë nuk respektonin zotimin e tyre për të investuar të paktën 2% të PBB-së së tyre në mbrojtje.
Që atëherë, ai është mburrur se ishte vetëm falë lobimit të tij që partnerët e NATO-s rritën shpenzimet e tyre. /atsh/