Gjendet pa shenja jete 48-vjeçari në Kamëz, dyshohet të jetë vrarë
Një 48-vjeçar është gjetur pa shenja jete brenda në automjetin e tij në Zall Mner të Tiranës.
Viktima dyshohet se është qëlluar për vdekje me armë zjarri, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit/ëve.
“Më datë 24.01.2025, rreth orës 07:40, në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner, është konstatuar pa shenja jete, brenda një automjeti, shtetasi L. V., 48 vjeç, banues në Kamëz, i dyshuar i vrarë me armë zjarri.
Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje. Ndërkohë grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, thuhet në njoftimin paraprak të Policisë, raporton rtsh.