Shqipëri, kështu do të jetë moti sot

Shqipëri, kështu do të jetë moti sot

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të ndikohet  nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të thata me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura më të theksuara në zonën e veriut dhe relievet malore në lindje. Në zonën e veriperëndimit reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët (në mënyrë të izoluar mesatar) ndërsa në zonën e qendrës dhe jug reshje shiu të izoluara, afatshkurtra dhe në formë pikash.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 1-5 m/s, ndërsa në bregdet e lugina hera-herës pritet të fitojë shpejtësi 6-10 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 5/16 Re shi diell
Kukës -1/14 Re shi diell
Lezhë 6/16 Re shi diell
Dibër -1/11 Re diell
Durrës 8/17 Re diell
Tiranë 8/16 Re diell
Elbasan 4/14 Re diell
Berat 4/16 Re diell
Vlorë 7/16 Re diell
Korçë 1/10 Re diell
Gjirokastër 3/14 Re diell
Sarandë 7/16 Re diell
Share This