Lojtarët më fitues në Bundesligë, Muller shans për të arritur Nouer-in
Transferta në Leipzig do të jetë një shans i mirë për Thomas Muller për të arritur Manuel Nouer-in në një klasifikim krejt të veçantë.
I referohemi lojtarëve me më shumë fitore në Bundesligën gjermane ku portieri legjendar i Bajernit të Mynihut numëron 322 fitore në 478 ndeshje të luajtura.
Në vendin e dytë të këtij klasifikimi ndodhet Thomas Muller, i cili ka në llogarinë e tij 321 fitore në 447 ndeshje. Në rast se Bayerni mund sot pasdite Leizping dhe Muller regjistrohet në listën e lojtarëve, të cilët kanë luajtur atëherë numri 25 i formacionit bavarez barazon rekordin e Nouer.
Sa i përket historisë në këtë listë ndodhet vetëm një lojtar, i cili s’ka qenë kurrë pjesë e Bajernit të Mynihut. Bëhet fjalë për Manfred Kaltcin. Ish-portieri nga Ludvigshafeni, në Gjermani ka mbrojtur vetëm ngjyrat e ekipit të Hamburgut.
Lojtarët më fitues:
Manuel Nojer 322 fitore / 478 ndeshje
Tomas Myler 321 fitore / 447 ndeshje
Oliver Kahn 310 fitore / 557 ndeshje
Manfred Kaltc 291 fitore / 581 ndeshje
R.Levandovski 274 fitore / 384 ndeshje
Mats Humels 258 fitore / 422 ndeshje
Filip Lahm 250 fitore / 385 ndeshje
Lotar Mateus 249 fitore / 464 ndeshje
Jozef Majer 249 fiotre / 473 ndeshje
Klaudio Pizarro 248 fiotre / 490 ndeshje