PSG me rikthim të ‘çmendur’ mposht Man Cityn, të gjitha rezultatet
Paris Saint-Germain ka bërë një rikthim të çmendur për ta fituar derbin ndaj Manchester Cityt.
Edhe pse ishin në disavantazh prej 0:2, “Parisienët” e përmbysen në 4:2 për t’i fituar pikët e plota.
Achraf Hakimi shënoi në fakt për vendasit fillimisht por që goli u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje.
Ishte Jack Grealish që e zhbllokoi rezultatin me një gol të bukur (50’). Ndërsa, vetëm tre minuta më vonë Erling Haaland u gjend në vendin e duhur për ta dyfishuar epërsinë (53’).
Megjithatë, pas këtyre golave PSG-ja u zgjua nga gjumi. Ousmane Dembele e ngushtoi epërsinë pas asistimit të Barcolas (56’).
Kurse, katër minuta më vonë Barcola e barazoi rezultatin pas një bashkëpunimi perfekt me Doue (61’).
Për përmbysjen e madhe u përkujdes Joao Neves, me një gol fantastik (78’).
Ndërsa, në aksionin e fundit në skenë doli Gonçalo Ramos për ta vulosur fitoren (90+4′), shkruan nacionale.
PSG ngjitët në pozitën e 23-të me 10 pikë kurse Man City renditet jashtë zonës që të kualifikohen në play-off, si vend i 25-të me tetë pikë.