Balotelli godet Mourinho: Ai duhet të marrë përgjegjësitë kur humbet, siç merr lëvdatat kur fiton
Mario Balotelli ka folur së fundmi për krizën e Romës në këtë fillim sezoni të Serie A.
Sulmuesi theksoi se është ende shpejt për të folur për fundin e kampionatit.
“A duhet Roma të luftojë për vendin e katërt? Po, por ka edhe skuadra të tjera të pajisura mirë si Interi, Milani, Napoli, Juve, Atalanta dhe Lazio. Megjithatë, besoj se flasim shumë për problemet në fillim të kampionatit është e padrejtë, është shumë herët”, u shpreh ai.
Më tej Balotelli foli për trajnerin e Romës, Jose Mourinhon, për të cilin u shpreh se duhet të marrë përgjegjësitë si burrë.
“Unë them sinqerisht, ndonjëherë ai duhet të marrë përgjegjësi si burrë. Ashtu siç merr lëvdata, është gjithashtu e drejtë të marrësh përgjegjësi”, deklaroi sulmuesi.